Një këmbësor është goditur nga një veturë sot rreth orës 17:20 në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Si pasojë e goditjes, këmbësori ka pësuar lëndime trupore, ndërkohë që i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:20, në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme në një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lluga të Podujevës. Në këtë aksident janë përfshirë një traktor dhe një veturë, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.
Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 67 aksidente, prej tyre, 31 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info
Aksident në Lluga të Podujevës, dy të lënduar