Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Malësi e Re në Prizren. Një veturë ka goditur një vajzë, e cila ishte duke kaluar rrugën.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Njoftimi:

Fsh. Malësi e Re, Prizren 10.08.2022-14:45. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore e cila ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.