Futbollisti nga Podujeva, Bekim Maliqi, po vazhdon të shkëlqejë në skuadrën e tij “Fenix”, duke u bërë ndër emrat më premtues për të ardhmen në Superligën e Kosovës, raporton Llapi.info.

Driblimet me top dhe golat e shënuara nga 19-vjeçari, Bekim Maliqi, shpesh’herë u ngjasojnë atyre të kampionateve më të forta në Europë.

Maliqi, po shihet si shtylla kryesore për ta kthyer “Fenix”-in në Superligën e Kosovës.

Ai është ndër futbollistët që premton shumë në të ardhmen.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni njërën nga golat e shënuara nga Maliqi: