Nxënësit dhe arsimtarët shkollës fillore “Ali Ajeti” në fshatin Lladoc në Komunën e Podujevës tashmë lirshëm mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në lëndën Edukatë Fizike. Kjo pasiqë atyre u është rregulluar fusha e futbollit. Dhe e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e shkrimit të Llapi.info më 22 tetor 2015 për gjendjen e mjerueshme të kësaj fushe.
Lexo këtu: Fusha e futbollit në shkollën “Ali Ajeti” në Lladoc në gjendje të mjerueshme (Foto)
Atë kohë banorë të këtij fshati ishin shprehur të shqetësuar për kushtet ku fëmijët e tyre i zhvillonin aktivitete e kësaj lënde.
“Fusha e futbollit e shkollës ”Ali Ajeti” në fshatin Lladofc fatkeqësisht është në kushte të mjerueshme. Kërkojmë nga Ministria apo Komuna e Podujevës ose ndonjë donatorë që ka mundësi të ndihmojë në rregullimin urgjent të kësaj fushe. Mjerisht në këso kushtesh detyrohen nxënësit të mbajnë lëndën e edukatës fizike”, ishte shprehur një banorë i këtij fshati.
Mirëpo, gjendja e kësaj fushe futbolli këtë vit ka ndryshuar. Fusha e cila ishte e mbuluar me gurë e dhe, tashmë është mbuluar me asfalt dhe sipas banorëv rregullimi i saj është i mirëseardhur pasiqë fëmijët e tyre tashmë lirshëm mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre shkollore./Llapi.info