Shkolla e basketbollit “Rinia” në Podujevë të dielen ka zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare të saj kundër “Golden Basket” nga Prishtina. Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur drejtori i kësaj shkolle, Besnik Podvorica.

Sipas Podvoricës, kjo ishte ndeshja e parë kampionale e grupmoshës U-18 (Junior), ku shkolla e basketbollit “Rinia” ka pësuar humbje për shkak të mungesës së përvojës. Ndërsa, lojtarët më të dalluar të shkollës së basketbollit “Rinia” ishin Ardit Muçiqi dhe Denis Ejupi.

Podvorica ka treguar për Llapi.info se kjo shkollë është duke punuar në mënyrë profesionale për t’i avancuar djemët e kësaj shkolle.

Të pranishëm në këtë ndeshje ishte edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe zyrtarë të tjerë.

Besnik Podvorica ka treguar se ka ndarë mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur shkollën e basketbollit “Rinia”./Llapi.info

rinia basket 3

riniabasket1

riniabasket2