Shkolla e futbollit F.C. “LLAPI” ka filluar sezonin e ri të procesit stërvitor për grupmosha të reja. Lajmin për portalin llapi.info e ka bërë të ditur sekretari i këtij klubi, Muhamet Rexhepi.

Ai përmes një njoftimi të dërguar në redaksin e portalit llapi.info ka bërë të ditur se këtë vit klubi ka bërë ndryshime në strukturën e vet organizative duke sjellur trajner të ri. Numri i trajnerëve që do të punojnë me grupmosha të reja është tre. Pjesë e këtij ekipi do të jetë edhe një kordinator.

Rexhepi ka ftuar prindërit që t’i sjellni fëmijët tuaj sa më herët dhe të bëhen pjesë e kësaj shkolla.

“Ju ftojmë që ti sjellni fëmijët tuaj sa më herët në shkollën e F.C “LLAPI” pasi që ofron kushtet më të mira dhe gjithashtu është klubi i vetëm në komunën tonë që pagesa mujore është vetëm 15 euro. Me këtë qmim simbolik i ka të llogaritura të gjitha shpenzimet (udhëtimet jashtë vendit, treningun, referat dhe i ka të gjitha katogoritë duke filluar nga grupmoshat e reja e deri tek seniorët”, ka thënë Rexhepi.

Ai ka shtuar se prioritet për ta janë futbollistët që dalin nga grupmoshat e reja të Shkollës së Futbollit F.C “LLAPI” dhe qëllimi i tyre është arritja në arenën ndërkombëtare./Llapi.info

Të interesuarit për këtë shkollë mund të kontaktojnë:
Sekretarin: Muhamet Rexhepi 044/600-317 dhe
Kordinatorin e Shkollës: Naser Ajvazi 044/300-078.