Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) Igballe Dobra-Ymeri me të cilën ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për pajisjen e Sh.F.M.U. “Ibrahim Rugova” në Podujevë me laboratorë shkencorë dhe mjete të tjera të konkretizimit.

Në takimin, Veliu ka nënshkruar marrëveshje me përfaqësuesen e IOM-it, me të cilën parashihet bashkëfinancimi i pajisjes së shkollës “Ibrahim Rugova” me laboratorë dhe mjete të konkretizimit.

Veliu tha se komuna e Podujevës shpreh gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar dhe kontribuar në secilin projekt që ndihmon në përmirësimin e kushteve për mësimdhënie dhe mësim- nxënie në shkollat e komunës së Podujevës.

Gjithashtu,Veliu u shpreh i lumtur që kjo shkollë do të pajiset me laboratorë dhe mjetet të tjera për lëndët e Gjeografisë, Historisë, Fizikës, Biologjisë dhe Kimisë, që do të ndikojë drejtpërdrejt ngritje të cilësisë dhe efikasiteti në mësim.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 12,400 euro, prej të cilave 9,900 euro janë donacion nga IOM-i dhe 2,500 euro nga Komuna.

Në këtë takim gjithashtu ishin present edhe Drejtori i Arsimit Avni Maloku dhe shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Liman Zeqiri./Llapi.info