Me aktivitete të ndryshme nga nxënësit me nevoja të veçanta në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Gllamnik u shënua 21 marsi- Dita Botërore e personave me Sindromin Down.

Drejtori i kësaj shkolle Ajet Ajeti pasi që falenderoi pjesëmarrësit tha se motoja e këtij organizimi është që edhe këta fëmijë të jenë të barabartë me fëmijët tjerë.

Organizatorët e këtij eventi fillimisht shpërndan fletushka të pranishmëve në mënyrë që ata të shtojnë njohuritë e tyre për Sindromin Doën.

Mësuesja e klasës së bashkangjitur znj.Remzie Hoxha Gerguri mbajti një fjalë rasti për nderë të kësaj dite dhe përmendi aktivitetet të cilat do të zhvillohen me nxënësit.

Nxënësit në grupet punuese vizatuan figura të ndryshme,të cilat fillimisht i ngjyrosën, pastaj të gjitha punimet e nxënësve u ekspozuan para të pranishmëve.

Përpos këtyre nxënësit zhvilluan edhe aktivitete psikomotorike dhe luajtën në instrumente muzikore.

Gjithashtu aktivitetet sportive ishin pjesë e këtij organizmi,ku nxënësit zhvilluan lojëra të ndryshme me mjete sportive.

Në këtë organizim morën pjesë edhe nxënësit e rregullt të kësaj shkolle, prindër të nxënësve, stafi i Hendikos-it, stafi i shkollës si dhe Iniciativa Vullnetare “RB”- Podujevë./Llapi.info

1

 

2

 

4

 

3