Shkolla fillore “Pavarësia” në fshatin Sibofc ka mbajtur sot një manifestim artistiko-kulturor për nder të Ditës së Shkollës, ku përveç stafit të shkollës të pranishëm ishin edhe zyrtarë të Komunës së Podujevës, veteranë të arsimit, si dhe familjarë të nxënësve të kësaj shkolle, raporton Llapi.info.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Maloku, i cili ishte i pranishëm në këtë manifestim i uroi nxënësit, mësimëdhënësit si dhe të pranishmit për përvjetorin e tetë të kësaj shkolle, duke kërkuar që të jenë krenar dhe të motivuar pasi që emri i kësaj shkolle lidhet me ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Ndër të tjera Maloku rikujtoi se objekti shkollor i kësaj shkolle ka qenë dhuratë nga komuna.

“Edhe objekti si objekt duhet të jetë motiv që ju dhe të gjithë të angazhohen që në këtë shkollë ta ngrisim cilësinë, atëherë besoj që ne do të jemi krenar dhe të kemi edhe më shumë arsye që të manifestojmë”.

Gjithashtu, edhe Drejtori i Shkollës “Pavarësia” Nystret Ismajli, theksoi se kjo shkollë është duke ecur në hap me kohën për të ofruar një mësimdhënie cilësore.

Përveç kësaj Ismajli ndau edhe mirënjohje për nxënësit e dalluar të kësaj shkolle.

Objekti i parë i shkollës në fshatin Sibofc është ndërtuar në vitin 1924 dhe që nga atëherë e deri më sot objekti i tanishëm është objekti i tretë i shkollës që është ndërtuar në këtë lokalitet. Në vitin 2000 KFOR-i çek kishte ndërtuar një shkollë të përkohëshme ndërsa në Ditën e Pavarësisë së Kosovës 8 vite më parë nën kujdesin e Kryetarit të Komunës së Podujevës Agim Veliut është ndërtuar ky objekt dhe shkolla mbanë emrin “Pavarësia” për nder të Pavarësisë së Kosovës. /Llapi.info

 

111

 

 

1313

121

Pavarwsia

drejtori