Me rastin e 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe për nder të Ditës së Shkollës, Shkolla fillore “Shaban Shala” ka hapur sot një ekspozitë me punime të ndryshme nga nxënësit e kësaj shkolle, njofton Llapi.info.
Punimet e kësaj ekspozite kishin të bëjnë kryesisht me artin, muzikën si dhe me shkrime të nxënësve.
Përveç punimeve artistike, në këtë ekspozitë pati edhe eksmerimente nga nxënësit e kësaj shkolle, të cilat u kryen në prani të atyre që ishin prezent.
Zakonisht kjo shkollë për nder të Ditës së Shkollës ka organizuar manifestime artistiko- kulturore, ndërsa është hera e parë që për këtë ditë organizohet një ekspozitë e tillë.
Në këtë manifestim kanë marrë pjesë edhe Zyrtarë të Komunës së Podujevës, mësimëdhënsë, nxënës dhe qytetarë të tjerë./Llapi.info