Shkolla Fillore “Xheladin Rekaliu” në Podujevë është bërë me një klasë të re për parashkollorët. Janë 47 fëmijë që mësojnë në këtë klasë të re me dy ndërrime, njofton Llapi.info.
Drejtori i Sh.F. “Xheladin Rekaliu”, Muhamet Jashari, ka treguar për Llapi.info se shkolla e ka fituar projektin për rregullimin e kësaj klase nga KosoVision.
“Arbnora Haxhiu, mësuesja e klasës së pestë e ka fituar projektin në vlerë prej 500 euro nga KosoVision për rregullimin e kësaj klase. Në klasë ka investuar edhe mësuesja Safete Ejupi, ndërsa, arsimtari i artit, Agron Blakqori me gruan e tij vullnetarisht e kanë bërë vizatimin në mur. Poashtu, na ka ndihmuar edhe firma “Dugllas”, ka thënë Jashari për Llapi.info.
Përveç Sh.F. “Xheladin Rekaliu”, projekt nga KosoVision nga Podujeva ka fituar edhe Sh.F. “Naim Frashëri”, e cila është duke rregulluar një pjesë të oborrit të shkollës./Llapi.info