Vazhdon të rritet numri i rasteve dhe viktimave nga coronavirusi. Sipas raportimeve të fundit numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në katër milionë e 101 mijë e 974. Numri i të vdekurve ka shkuar në 280 mijë e 451 persona.
Megjithatë, numri i pacientëve të shëruar është rritur. Numri i pacientëve të shëruar në mbarë botën ka shkuar në një milion e 441,866. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë një milion e 347,309 të infektuar dhe 80,037 të vdekur nga coronavirusi.
Spanja renditet e dyta ku në total ka 262,738 raste dhe 26,468 të vdekur. Italia renditet e treta me 218,268 raste në total dhe 30,395 të vdekur. Pas Italisë, renditet Britania e Madhe me 215,260 raste dhe 31,587 raste.
Rusia renditet në vendin e pestë me 198,676 raste në total por ka një numër të ulët të vdekjeve me 1,827 të vdekur. Pas Rusisë renditet Franca me 176,658 raste dhe 26,310 të vdekur. /TCH/