Pesë persona përfshirë tre fëmijë kanë humbur jetën, kur një aeroplan i ushtrisë së Çadit aksidentalisht shkrepi një raketë e cila goditi shtëpinë e një zyrtari të lartë ushtarak.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq aeroplanin e prodhimit rus Sukhoi Su-25, duke shkrepur raketën nga baza ajrore Adji Kossei derisa po bëhej gati të ngjitej në ajër, transmeton Telegrafi.

Raketa shihet se si fluturon pak centimetra larg cisternës ushtarake të parkuar pranë aeroplanit dhe më pas humb nga kuadri i kamerës së sigurisë, duke goditur shtëpinë e gjeneralit Mahamat Salah Brahim, komandant i gardës presidenciale.

Katër persona – dy të rritur dhe dy fëmijë – fillimisht ishin raportuar të vdekur, por më pas është bërë e ditur se bëhet fjalë për tre fëmijë.

“Rreth orës 12 gjatë të premtes, një raketë është lansuar aksidentalisht nga aeroplani ushtarak që po bëhej gati të ngjitej në ajër nga baza ajrore në Adji Kossei”, thuhet në kumtesën e ushtrisë së Çadit.