Në kryeqytetin e Shqipërisë është mbajtur për dy ditë samiti për Paqe të Evropës Juglindore, me temë “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi Njerëzor në Evropën Juglindore”, njofton Llapi.info.
Samiti u organizuar nga Federata e Paqes Universale (FPU), si pjesë e një serie në vazhdim samitesh anembanë botës që mbështesin ndërvarësinë, begatinë e ndërsjellët dhe vlerat universale.
Ky samit u mbajt nën patronatin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Së fundi FPU ka organizuar Këshilla Paqja me Ambasadorë për Paqe me prejardhje të shumëllojshme politike, religjioze dhe profesionale. Në kuadër të këtij Samiti të Paqes 2019, “Young and Students for Peace” nga e gjithë bota prezantuan projektet e tyre të realizuara.
Me këtë rast, Shkurte Hodolli nga Podujeva dhe si përfaqësuese e Qendrës të të Drejtave të Njeriut të Universitetit të Prishtinës së Republikës së Kosovës, përpara 2000 të rinjve të ardhur nga e gjithë bota iu dha titulli “Ambasadore e Paqes” duke përfaqësuar të rinjtë e Republikës së Kosovës.
Hodolli ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës./Llapi.info