Pika kufitare në Merdarë sot ka qenë më e lirë në krahasim me ditët e tjera ku qytetarët që kanë kaluar kufirin në këtë pikë kanë pritur me orë të tëra, transmeton Llapi.info.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) e Ministrisë së Punëve të Brendshme  në orën 13:43 pritjet për të hyrë në Kosovë nëpër mes pikës kufitare po zgjasin 10 deri në 12 minuta, ndërsa pritjet në dalje janë më të vogla prej  4 deri në 5 minuta.

Duke ju referuar këyre të dhënave kolonat në hyrje janë prej 10 deri në 20 metra, ndërsa në dalje janë deri në 20 metra./Llapi.info

untitled