Të paktën gjashtë persona janë lënduar kur një veturë goditi një grup demonstruesish në Manhattan të New Yorkut, ka bërë të ditur policia e këtij qyteti, duke theksuar se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetë.
Siç raporton televizioni NBC duke u thirrur në burime të organeve të sigurisë, sipas të gjitha gjasave nuk bëhet fjalë për ndonjë akt të qëllimshëm apo të planifikuar më parë, kurse dy femrat që ishin brenda veturën nuk ishin larguar nga vendi i ngjarjes, madje janë parë duke biseduar me policinë, transmeton Telegrafi.
Televizioni amerikan raporton se në protestat ku “fluturoi” vetura në turmë, kishin marrë pjesë rreth 50 demonstrues, duke mos precizuar për çfarë protestash bëhej fjalë.
E menjëherë pas incidentit demonstruesit rrethuan veturën. E sipas informacioneve më të fundit, shkalla e lëndimit nuk është diçka serioze edhe pse disa persona janë dërguar në spital për trajtim.