Udhëheqja e Shoqatës “Çamëria” Kosovë, nesër do të zbarkoj në Podujevë, për t’i përkrahur llapjanët e interesuar që ta themelojnë Degën e kësaj shoqate.

Lidhur më këtë, Shoqata “Çamëria” Kosovë, fton të gjithë qytetarët e tjerë të interesuar që t’i bashkëngjiten këtij karvani, që në misionin e tyre kanë interesin kombëtar në promovimin e Pavarësisë së Çamërisë dhe realizimin e saj në praktikë.

Kryetari Nexhmi Muçiqi ka falënderuar qytetarët llapjan, të cilët kanë shprehur vullnetin të jenë pjesë e pandashme e kësaj shoqate. Dëshira e tyre nesër do të bëhet realitet, ka thënë Muçiqi për DritarjaOnline.

Inaugurimi i Degës në Podujevë, do të bëhet nesër, më 24.11.2016 në ora 12:00Sallën e Qytetit./Do