Bashkësia Islame në Podujevë ka reaguar kundër hapjes së shoqatës “Sulejmanie” në Komunën e Podujevës.
Muhamed Fazliu, përgjegjës i mësim besimit në Podujevë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” u ka bërë thirrje prindërve të kësaj komune që ti largojnë fëmijët e tyre nga kjo shoqatë e cila ka bazë dervioshizmin, njofton Llapi.info.
“Unë Muhamed Fazliu Mualim –përgjegjës i mësim besimit në komunën tonë pran Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë iu bëj thirrje te të gjithë prindërve që fëmijët e tyre ti mos i dërgojn për të mësuar kinse për fe në shoqatën e posa hapur në Podujevë të quajtur “Sulejmanie” e cila ka për bazë dervishizmin e të rinjve .Ku komuna jonë dihet që është e pastërt etnikisht , fetarisht dhe larg elementit ekstrem dhe terrorizmit .Kjo falë punës së palodhshme të gjithsej 37 imamëve dhe stafit drejtues të KBI-së në Podujevë dhe nuk kemi nevoj që të instalojmi dervishizma të llojit të vet” ka shkruar Fazliu.
Tutje, Fazliu thotë se edhe përkundër angazhimeve që imamët kanë në xhamitë e tyre, këta të fundit janë duke e kryer edhe punën e mësim besimit.
“Imamët në Xhamitë e tyre e kryejn punën e tyre të mësim besimit krahas angazhimeve dhe shërbimeve të shumta që kanë me xhematin.Vlen të theksohet se komuna jonë ka qenë më e suksesshmja prej të gjitha Këshillave të Bashkësisë Islame në Republikën e Kosovës sa i përket mësim besimit për vitin 2016 ku nxënësit e xhamiave tona kan qenë të parët në garat e mësim besimit në nivel qëndrorë të organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës. Bashkësia Islame në Podujevë është përgjegjëse për jetën fetare dhe organizimin e kurseve të mësim besimit dhe i ka të gjitha kapacitetet për jetësimin e organizimeve fetare kështu që nuk ka nevojë për dervizhizma”, thuhet në reagimin e Muhamed Fazliut./Llapi.info