17 familje në nevojë nga Podujeva janë ndihmuar me pako ushqimore sot nga Shoqata humanitare “Diaspora e Kaçanikut”, e cila ka bërë shpërndarjen e këtyre pakove për familjet e invalidëve dhe pensionistëve të Shoqatës së Miniatorëve të Kishnicës dhe Novobërdës (ShMKN) – dega Podujevë.
Rrustem Sinani, përfaqësues i ShMKN-së, dega Podujevë, ka treguar për Llapi.info se këtë iniciativë e kanë ndërrmarrë për t’u dal në ndihmë minatorëve dhe invalidëve pensionit, për të cilët nuk po kujdeset askush.
Ai ka treguar se ka kërkuar ndihmë edhe nga shteti, duke filluar nga kryeministri e deri te pastruesi, siç ka thënë ai, por askush nga deri tani nuk u ka ndihmuar, përveç njerëzve të vullnetit të mirë dhe shoqatave të ndryshme.
Kjo shoqatë u ka ndihmuar këtyre minatorëve dhe invalidëve edhe më parë. Një gjë e tillë sipas Sinanit do të vazhdoj edhe në të ardhmën./Llapi.info