Shoqata e Miqësisë Velbert-Podujevë nga Gjermania ka sjellë pako me veshmbathje në Podujevë, të cilat i janë dorëzuar degës së Kryqit të Kuq të Kosovës në Podujevë, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Donacioni nga Velberti i Gjermanisë ka arritur në Podujevë falë iniciativës së kryetarit të Shoqatës së Miqësisë Velbert-Podujevës, Rrahman Islami.

Ndërsa, kryetari i degës së Kryqit të Kuq në Podujevë, Ahmet Ahmeti, duke thënë se këto pako me veshmbathje janë të mirëseardhura tani para stinës së dimrit dhe të njëjtat do t’u shpëndahen familjeve skamnore, që janë në evidencën e Kryqit të Kuq të Kosovës.

Ndryshe, Velberti dhe Podujeva janë dy qytete të binjakëzuara dhe në kuadër të kësaj delegacione të fushave të ndryshme nga këto dy qytete realizojnë vizita dhe shkëmbejnë përvoja./Llapi.info