Pronarët e autobusëve të linjave Podujevë – Prishtinë kanë protestuar sot përpara Komunës së Prishtinës.
Mentor Mustafa nga “Shoqata e Transportit Podujevë – Prishtinë” për Klankosova.tv tha se arsyeja e protestës është se Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që autobusët e Podujevës të mos hyjnë në territor të Prishtinës.
“Ne e kemi mbajtur protestën, sepse Komuna e Prishtinës ka marrë vendim krye në vete pa konsultim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe ka marrë vendim që autobusët e Podujevës të mos hyjnë në territorit të Prishtinës më hiç”.
“Sipas vendimit kemi të drejtë vetëm deri në Lebanë dhe në stacion të autobusëve në Prishtinë. Ne e kemi prej Ministrisë së Infrastrukturës, prej Podujevës deri te stacioni i autobusëve. Ai [kryetari i Prishtinës] e ka marrë një vendim pa mendimin tonë. Këtu është konflikti për linjat e reja, pasi ajo ishte kundër ligjit. Kjo filloi si hakmarrje kundër nesh”, tha Mustafa për Klankosova.tv.
Më tej, ai paralajmëroi se nëse nuk rregullohet kjo çështje do të marrin edhe masa të tjera, ku tha se do ta bllokojnë kryeqytetin.
“Ne për momentin jemi në protestë, ne do ta bllokojmë edhe qytetin nëse s’marrin masa, do të sillemi rreth e rreth qytetit”.
“I kemi paguar oraret dhe linjat që t’i biem nga Xhamia e Llapit në ministri. Ishim në ministri dhe ajo nuk ka asnjë informacion nga komuna, ashtu sic kemi qenë edhe ne të painformuar”, tha ai.