Foto ilustrim

Më 18 mars, një personi në rrugën “Qëndresa” në Podujevë i është djegur një veturë të parkuar afër shtëpisë së tij, njofton Llapi.info

Policia ka vazhduar hetimet, ndërsa dje është identifikuar i dyshuari i cili edhe është shoqëruar në stacionin policor.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti ka deklaruar se në veturën e tij posedon një armë zjarri e cila është konfiskuar, kurse me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Llapi.info mësoi se vetura e djegur ishte e tipit ‘Mercedes’.

“Podujevë 18.03.2019-01:20. Me datën 30.05.2019 lidhur me rastin është identifikuar dhe është intervistuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili gjatë intervistimit ka deklaruar se në veturën e tij posedon një armë të zjarrit. Gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK./Llapi.info