Sot rreth orës 18:00 në Podujevë është goditur rëndë me veturë një biçiklist, raporton Llapi.info

Viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore, teksa është dërguar për tretman të mëtejshëm në QKUK të Prishtinës, kanë lajmëruar për Llapi.info nga Emergjenca e Podujevës.

Ndërkohë, rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe Antigona Çitaku-Dibrani, rreshtere në stacionin e Policisë së Podujevës.

Çitaku-Dibrani ka shtuar se shoferja e veturës është shoqëruar në Stacionin e Policisë.

“Rreth orës 18:00 në kryqëzimin e rrugëve “Ilir Konushevci-Nuhi Gashi” në Podujevë ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një veture dhe biçiklete. Si pasojë e aksidentit biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren njësiti i trafikut ndërkohë që ngasësja e automjetit është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Çitaku-Dibrani./Llapi.info