Kompania Philippos Food Kosovo L.L.C. degë e kompanisë “Philipoos Holding GmbH & Co. KG„ me seli në Gjermani, e cila ka veprimtari kryesore përpunimin e produkteve ushqimore nga industria përkatëse (mbjelljen, kultivimin dhe përpunimin e perimeve) me rastin e hapjes së fabrikës për përpunimin e perimeve me seli në Podujevë, nën përkrahje të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale shpall konkursin për 650 vende të lira pune, njofton Llapi.info.
Vendet që kjo kompani ka shpallur në konkurs janë:
- Operatorë në parapërgatitje dhe përpunim të perimeve
Numri i punëtorëve që do të pranohen për këtë pozitë: 480 punëtorë.
- Zyrtarë të logjistikës për depo
Numri i punëtorëve që do të pranohen për këtë pozitë: 100 punëtorë.
- Zyrtarë të kontrollit të kualitetit, pranimit të mallit dhe faturimit
Numri i punëtorëve që do të pranohen për këtë pozitë: 50 punëtorë.
- Staf Administrativ
Numri i punëtorëve që do të pranohen për këtë pozitë: 20 punëtorë.
Selia e Punes: Fabrika ne Podujevë, Rr. Zahir Pajaziti Nr. 196, 11000 Kosovë;
Kualifikimet / kushtet për pozicionet 1 & 2:
- Aftësi të punës në ekip, komunikativ dhe bashkëpunues;
- Gadishmëri për punë në ndërrime;
- I përgjegjshëm dhe i kujdesshëm, efikas dhe korrekt;
- Të ketë të përfunduar shkollen e mesme;
- Njohuri dhe përgatitje paraprake (trajnime, kurse apo të tjera) për përpunimin e produkteve të perimtarisë – konsiderohet përparësi;
Dokumentacioni për aplikim per pozicionet 1 & 2 :
- CV apo rezyme e aplikantit;
- Letërnjoftim valid;
- Dëshmi të Shkollimit / trajnimeve profesionale / kurseve përkatëse / apo të tjera;
- Dëshmi të llogarisë rrjedhëse bankare aktive
- Certifikata Shëndetësore (jo më e vjetër se 3 muaj) – te sjellet ne intervistim (ne orgjinal)
- Vërtetim nga policia që aplikanti nuk ka të kaluar kriminale – te sjellet ne intervistim (ne orgjinal);
- Patent shoferi – Kategoria B (opsionale);
*Dokumentet 1-4 jane te domosdoshme gjatë fazës së aplikimit; Të gjithë të interesuarit për pozitën 1 dhe 2 mund të dërgojnë dokumentacionin e tyre të skanuar në e-mail: [email protected] (duke shenuar në subject poziten për të cilen aplikoni) apo të sjellin kopjet e dokumentacionit pranë Zyrave të punesimit në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale – në të gjitha Komunat e Kosovës.
Inkurajohen fuqishem kandidatet e interesuara te gjinise femerore (te moshës madhore pa kufizim) si dhe kandidatet të evidentuar në skema sociale pranë MPMS të aplikojnë në pozicionin e parë.
Kualifikimet / kushtet për pozicionin 3:
- Aftësi të punës në ekip, komunikativ dhe bashkëpunues;
- Gadishmëri për punë në ndërrime dhe pune shtesë;
- Njohuri mesatare të gjuhes Gjermane dhe / apo Angleze (përparësi);
- Edukimi i mesëm (profesional) apo i lartë (përparësi) nga fusha e ekonomisë / kontabilitetit;
- Njohuri të avansuara të punes me kompjuter;
- Njohuri dhe përgatitje paraprake (trajnime, kurse apo të tjera) për përpunimin e produkteve të perimtarisë – konsiderohet përparësi;
Dokumentacioni për aplikim per pozicionin 3:
- CV apo rezyme e aplikantit;
- Letërnjoftim valid;
- Dëshmi të Shkollimit / trajnimeve profesionale / kurseve përkatëse / apo të tjera;
- Dëshmi të llogarisë rrjedhëse bankare aktive
- Certifikata Shëndetësore (jo më e vjetër se 3 muaj) – te sjellet ne intervistim (ne orgjinal)
- Vërtetim nga policia që aplikanti nuk ka të kaluar kriminale – te sjellet ne intervistim (ne orgjinal);
- Patent shoferi – Kategoria B (opsionale);
*Dokumentet 1-4 jane te domosdoshme gjate fazes se aplikimit; Te gjithe te interesuarit per poziten 3 mund te dergojne dokumentacionin e tyre te skanuar ne e-mail: [email protected] (duke shenuar ne subject poziten per te cilen aplikoni) apo te sjellin kopjet e dokumentacionit prane Zyrave te punesimit ne kuader te Ministrise se Punes dhe Mireqenies Sociale – ne te gjitha Komunat e Kosoves.
Kualifikimet / kushtet për pozicionin 4:
- Aftësi të larta të koordinimit dhe punës në ekip, komunikativ dhe bashkëpunues;
- Fleksibil dhe llogaridhënës, i gatshëm për punë me përgjegjësi të lartë;
- Gadishmëri për punë në ndërrime dhe pune shtesë;
- Përvojë pune paraprake të paktën 2 vite nga fusha përkatëse;
- Njohuri të avansuara të gjuhes Gjermane dhe / apo Angleze (përparësi);
- Arsimimi i lartë nga këto lëmi: Administrimi dhe Ndërmarrësia, Ekonomia / Kontabiliteti, Menaxhmenti, Juridiku dhe shkenca të tjera sociale;
- Njohuri të avansuara të punes me kompjuter (posacërisht puna me Paketen M.S. Office).
Dokumentacioni për aplikim per pozicionin 4:
- CV apo rezyme e aplikantit;
- Letërnjoftim valid;
- Dëshmi të Shkollimit të fundit (Diploma), trajnimeve profesionale / kurseve përkatëse / apo të tjera (Diploma dhe / apo Certifikata);
- Dëshmi të njohurive të Gjuhës;
- Rekomandime nga punëdhënësi paraprak (nesë ka – konsiderohen përparësi);
- Dëshmi të llogarisë rrjedhëse bankare aktive;
- Certifikata Shëndetësore (jo më e vjetër se 3 muaj) – te sjellet ne intervistim (ne orgjinal)
- Vërtetim nga policia që aplikanti nuk ka të kaluar kriminale – te sjellet ne intervistim (ne orgjinal);
- Patent shoferi;
- Cdo dokument shtesë që konsiderohet i përshtatshëm për vlerësim sa më efikas;
Te gjithe te interesuarit per poziten 4 mund te dergojne dokumentacionin e tyre te kompletuar dhe te skanuar ne e-mail:[email protected] (duke shenuar ne subject poziten per te cilen aplikoni);
Konkursi shpallet me daten 30.05.2016 dhe mbetet i hapur deri me daten 14.06.2016.
Philippos Food Kosovo L.L.C. mirepret aplikacionet e te gjithe kandidateve te interesuar per punesim.