Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës ka shpallur konkurs për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në Shkollat e Mesme të Larta dhe Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta të Podujevës, njofton Llapi.info.

Konkursi është shpallur për pozitat në këto shkolla:

Drejtor në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani “Podujevë
Drejtor në SHMLT “Fan S. Noli” Podujevë
Zëvendësdrejtor në SHMLT “Fan S. Noli” Podujevë
Drejtor në SHFMU “Naim Frashëri” Podujevë
Drejtor në SHFMU “Enver Maloku” Podujevë
Drejtor në SHFMU “Dëshmorët e Kombit” Podujevë
Drejtor në SHFMU “Zenel Hajdini” Lupç i Poshtëm
Drejtor në SHFMU “Afrimi e Fahriu“ Lluzhan
Drejtor në SHFMU “Rilindja” Herticë
Drejtor në SHFMU “Zahir Pajaziti” Orllan
Drejtor në SHFMU “Naum Veqilharxhi“ Llapashticë e Epërme
Drejtor në SHFMU “Nuhi Gashi” Bradash
Drejtor në SHFMU “Sami Frashëri” Zhiti
Drejtor në SHFMU “Shefki Kuleta” Tërrnavë
Drejtor në SHFMU “Luigj Gurakuqi“ Batllavë
Drejtor në SHFMU “Ali Hadri” Obrançë
Drejtor në SHFMU “Ali Ajeti” Sfeçël
Drejtor në SHFMU “Kadri Kadriu“ Llaushë
Drejtor në SHFMU “Jahë Hasani” Bërvenik
Drejtor në SHFMU “Shefki Latifi” Pollatë
Drejtor në SHFMU “Dituria” Llapashticë e Poshtme
Drejtor në SHFMU “Hasan Ramadani” Shajkoc
Drejtor në SHFMU “Eqrem Çabej” Buricë
Drejtor në SHFMU “Ilir Konushefci” Llugë
Drejtor në SHFMU “Jetullah Islami“ Dyz
Drejtor në SHFMU “Elfir Behrami“ Metehi
Drejtor në SHFMU “Pavarësia” Sibofc
Drejtor në Çerdhja e fëmijëve “Drita “ Podujevë
Drejtor në SHFMU “Sheqë Mirofci” Shtedim
Drejtor në SHFMU “Musli Dumoshi” Dumosh

Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs:

  1. Kandidatët e interesuar për të konkurruar për vendet e punës drejtor dhe zëvendësdrejtor duhet t’i plotësojnë këto kushte:
    1.1 Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës
    1.2 Të kenë të kryer së paku arsimin universitar të nivelit themelor ( së paku kualifikimin prej 240 ECTS/ 4 vite të shkollimit universitar) nga profilet e pranueshme për pozitën e mësimdhënësit, sipas Udhëzimit për licencimin e mësimdhënësve dhe Normativit mbi punësimin e kuadrit mësimor dhe rregullativës tjetër ligjore.
    1.3 Të kenë licencë të rregullt dhe ata që janë në procedurë të licencimit:
    2. Të kenë të përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për
    udhëheqje, administrim i cili duhet të jetë i autorizuar nga Ministria sipas
    rekomandimeve nga KSHLM-ja.
    3. Të kenë më së paku tre vjet përvojë pune në arsim ose në institucione të arsimit
    4. Të posedojnë këto dokumente :
    4.1 Certifikatën e lindjes
    4.2 Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës
    4.3 Dëshminë për përvojën e punës
    4.4 Portfolion profesionale ( sipas shtojcës G të Udhëzimit administrativ i MASHT-it për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucionit edukativo – arsimor dhe aftësues nr. 08-2014 , të datës 25.02.2014)
    4.5 Letër referencë nga një institucion publik – kredibil ( si MASHT,DKA, Këshilli drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë);
    4.5.1 Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake
    4.6 Planin zhvillimor të institucionit edukativo – arsimor dhe aftësueses për të cilën ka konkurruar ( së paku 10 faqe, teksti me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12 arial) sipas udhëzimeve të MASHT-it.
    4.7 Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij / saj shëndetësore.
    4.8 Dëshminë se nuk është nën hetime.

Detyrat e punës :
Të planifikojë, organizojë dhe bashkërendisë punën në shkollë. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, MASHT-in merr vendime të ndryshme që kanë të bëjnë me funksionimin e punës në shkollë.

Kohëzgjatja:
Periudha kohore e kontratës zgjat 4 ( katër ) vjet;

Afati i konkurrimit, 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit.

Dokumentet dorëzohen në Qendrën e shërbimit për qytetarë në objektin e Komunës – zyra nr. 14, në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve të objektit të Komunës, në mediat e shkruara dhe në ueb-faqen e Komunës http://kk.rks-gov.net/podujeve

Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk shqyrtohen.
Secili konkurrues dorëzon kopjen e vërtetuar të diplomës – dokumentit të shkollimit.
Për të gjitha vendet e punës mbahen intervista dhe orari i intervistimit shpallet në tabelën e shpalljeve në hyrje të objektit të Komunës./Llapi.info