Drejtoria e Arsimit e Komunës së Podujevës shpall konkurs për regjistrimin e vijuesve të rritur në Arsimin e mesëm të lartë profesional klasa X.

Kjo është bërë e ditur përmes publikimit të këtij konkursi në web faqen zyrtare të Komunës së Podujevës, përcjell Llapi.info.

Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë të interesuarit të cilët kanë kaluar moshën për të qenë nxënës të rregullt./Llapi.info

Ky është konkursi i plotë për programin “Arsimi dhe aftësimi për të rritur”:

“DREJTORIA E ARSIMIT
Nr. 05- 62
Podujevë,
18.03.2016

Në bazë të Ligjit për arsimin dhe aftësimin e të rriturve neni 16.1 dhe në bazë të Ligjit për arsimin në komunat e Kosovës nr. 03/L-068, neni 5 shkronja b,Drejtoria e Arsimit, shpall

K O N K U R S

Për regjistrimin e vijuesve të rritur në Arsimin e mesëm të lartë profesional klasa X

SHMLT “Fan S. Noli”
Profilet
• informatikë
• telekomunikacion
• energjetikë
• instalues elektrik
• trafik rrugor
• arkitekturë
• automekanik
• ngrohje dhe klimatizim

SHMLE “Isa Boletini”
Profilet
• banka dhe sigurime
• asistent juridik

Kushtet
Regjistrimi i vijuesve në programin arsimi për të rritur bëhet sipas procedurave të njëjta të regjistrimit për nxënësit e rregullt siç është paraparë në nenin 10.2(a,b) dhe nenin 17.3 të Ligjit të arsimit për arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë.
Në programin arsimi për të rritur në shkollat e mesme të larta vijuesve iu mundësohet që një vit të plotë shkollor ta përfundojnë në afat prej 18 javë mësimi (UA nr. 12/2011) MASHT
Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë të interesuarit të cilët kanë kaluar moshën për të qenë nxënës të rregullt.
Dokumentet e nevojshme për regjistrim
• Dëftesat e klasave të kryera paraprake
• Certifikata e lindjes

Pagesa
Shkollimi në nivelin e arsimit të mesëm të lartë është me pagesë. Participimi bëhet në bazë të Udhëzimit Administrativ MASHT nr. 11/2011.
Pagesa bëhet : Drejtoria e Arsimit, kodi 615/ 92025 .
Pagesa e vijuesve për vijimin dhe përfundimin e arsimit dhe aftësimit për të rritur në shkollat e mesme profesionale do të jetë
Për regjistrim të vitit për një klasë………………………………………………………..100,00 €
Për dhënien e provimeve plotësuese dhe diferenciale……………………………..10,00 €
Pagesa e vijuesve në punën praktike do të bëhet varësisht nga drejtimi, në maksimum…………………………………………………………………………………………50,00 €
Vijuesit të cilët ndërrojnë profilin do t’iu nënshtrohen provimeve diferenciale bazuar në Udhëzimin administrativ MASHT nr. 12/2011.
Kandidatët të cilët ndërrojnë drejtimin janë të obliguar që paraprakisht t’iu nënshtrohen provimeve plotësuese dhe diferenciale.
Dhënia e provimeve plotësuese dhe diferenciale bëhet në afat të veçantë nga vijimi i klasës për të cilën kandidati është paraqitur për regjistrim.
Dëftesat dhe diplomat që merren në programin ‘’ Arsimi dhe aftësimi për të rritur ‘’ janë të barasvlershme me diplomat e arsimit formal.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik.”