Faton Brahimi po kërkohet nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vrasjen e djeshme të djalit të axhës së tij Bashkim Brahimi.

Sinjali raportoi se viktima, Bashkim Brahimaj dhe dorasi, Faton Brahimaj, ishin familjarë mes vete, djem të axhës. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësore.

Gjithashtu policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, por i njëjti nuk është gjetur aty.

“Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, paisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm”, ka njoftuar policia.

SONY DSC

Një ditë pas vrasjes policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij. Në fotografinë më poshtë mund t’i shihni të dhënat për të.