Komisioni i Ekspertëve Ndërkombëtar i themeluar nga Presidentja Atifete Jahjaga kanë zhvilluar një takim me dyerë të mbyllura me katër profesorët universitar në departamentin e gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko- natyrore, raporton Klan Kosova, përcjell Llapi.info.
Faktet për Demarkacionin me Malin e Zi para Komisionit i prezantuan profesorët: Shpejtim Bulliqi, Florim Isufi, Zejnullah Gruda dhe Përparim Ahmeti.
Deputeti dhe profesori i gjeografisë Shpejtim Bulliqi shpreson se faktet e prezantuara para Komisionit Ndërkombëtar për Demarkacionin janë bindëse.
“Kam besimin e plotë që komisioni do i mer për bazë të gjitha këto fake edhe do të arrijmë ta nxjerrim realitetin e vërtetë rreth vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.”-tha ndër të tjera Bulliqi.
Materialin të cilin profesorët e prezantuan para Komisionit Ndërkombëtar nuk ishte prezantuar më parë dhe as tani nuk janë bërë të ditura detaje të këtij prezantimi.
Bulliqi përsëriti qëndrimin se me Demarkacionin aktual me Malin e Zi, Kosova humb rreth 8 mijë e 300 hektar./Llapi.info