Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, ka kërkuar të krijohet një grup nga disa profesor dhe njohës të demarkacionit që dilet nga ngërrci politik.
Ai ka kritikuar edhe punën e komisionit të demarkacionit, duke konsideruar se ata po fshihen dhe qeveria është bërë zëdhënëse e tyre.
“Për një tepër kemi punuar më shumë se një vit për prezantonim të vërtetën. Deri më tani askush nga institucionet nuk i ka marr në shqyrtim faktet tona. Konsiderojmë se ky veprim ka sjellë situatën politike në gjendje pa rrugdajle, duke krijuar presion sistematik në rrugën drejt BE. Me bindje konsiderojmë se po të merreshin faktet për bazë ishte gjet zgjidhja e zbatueshme. Për procesin e demarkacionit, shfrytëzojë rastin që të lus kryetarin e kuvendit që ta organizoj një takim në mes komisionit shtetëror dhe njohësve të kësaj çështje. Deri më sot komisioni i demarkacionit nuk ka pranuar të dal në publik dhe qeveria e ka marr rolin e zëdhënësit. Kërkesa ime është publike për ju që të merrni iniciativën. Kjo do të ishte në dobi të të gjithëve. Ata njerëz i ka zgjedh kjo qeveria dhe nuk kanë nevojë të fshihen prapa qeverisë, po të dalin para qytetarëve dhe të japin sqarime. Kërkesa ime është publike që të përdorni autoritetin tuaj për arsye se ne jemi institucioni vendim marrës. Ky komision nuk është sekret, duhet të dal para qytetarëve të jap sqarim për të bëmat dhe të pa bëmat”, ka thënë Bulliqi, raporton Indeksonline.
Ndersa kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se shumë shpejt do të procedohet marrëveshja e Demarkacionit dhe Qeveria e Kosovës ka pritur që të ketë një koordinim të përbashkët. Ai ka propozuar që të mbahet një tryezë e përbashkët me deputetët dhe me shoqërinë civile.
“Besoj që ata janë të gashtëm që të futemi në një tryezë të përbashkët para se të vie në Kuvendin e Kosovës. Ajo çfarë do të ishte më kryesore, askush nuk po e fillon iniciativën dhe unë si Kryetar do ta filloja nëse me vjen kërkesa zyrtare”, ka thënë Veseli.
Krye parlamentari ka shtuar se deri më tan nuk ka pranuar asnjë material zyrtar sepse nuk janë krijuar ende kushtet që Qeveria ta sjell materialin.
Po ashtu, Veseli tha se në momentin kur e pranon materialin do ta shpërndajë tek 120 deputetët.
“Besoj që javën e ardhshme do të vie dhe unë do ta shpërndajë”, tha Veseli.