Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka paditur gazetarin Valon Syla, njofton Llapi.info.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë gazetari Syla, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.

Padia e Bulliqit ndaj Sylës është për shkak të një deklarate të këtij të fundit në një studio televizive.

“Bulliqi më paska qit në gjyq për polikollor të shkollës. Ani babikë, shihemi atje. Ndaq, merre edhe atë Atllasin e madh që ja pate jep Ramushit, mos po na vyn naj send”, ka shkruar Syla./Llapi.info