Me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shpejtim Bulliqi, ka uruar të gjithë mësuësit për këtë festë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell Llapi.info.
Bulliqi përmes këtij postimi ka përmendur të kaluarën e rëndë të shkollës shqipe si dhe të popullit shqiptar.
Ai i uron mësuesëve suksese të reja në nxjerrjen e gjeneratave të cilat do të jenë edhe më të zotët për të shtyrë përpara zhvillimin më të hovshëm të vendit tonë. /Llapi.info
Ky është postimi i plotë i Bulliqit:
“Mësues të respektuar, fati i shkollës shqipe ka qenë dhe është i lidhur ngushtë me fatin e popullit shqiptar. Si shkolla shqipe ashtu edhe populli shqiptar gjatë historisë së tij ka qenë i ngushtuar të zhvillohet mëvetësisht. Shkolla shqipe nëpër shekuj u pengua të lindë, të zhvillohet dhe të formësohet shumë herë u mbyll dhe u dogj për t’ u rilindur sërish për t’ u formësuar sërish.
Dhe ajo u bë feniks. Ajo mjaft shumë i ngjanë edhe kështjellës së Rozafës. Kështu që në fund më 7 Mars të vitit 1887 filloi së punuari shkolla e parë shqipe legalisht në Korçë. Kjo u arrit në saje të punës së kolegëve tuaj të respektuar mësimdhënës.
Sot, kur po festojmë Ditën e Mësuesit 7 Marsin, detyrimisht mendja na kthehet në histori. I kujtojmë me respekt mësuesit tanë, mësuesit e mësuesve tanë.
Sot, ne këtu në këtë Ditë të Mësuesit, në këtë 7 Mars të vitit 2016, do të mbeteshim të zbehtë sikur të mos i përmendim me pjetet të lartë Mësuesit e parë të shkollës së parë shqipe: Pandeli Sotirin, Petro Nini Laurasin, Gjerasin Qirjazin.
Mësuesi ishte ai, i cili ndriçoi mendjen e popullit brez pas brezi, për çlirim nga zgjedha e huaj. Mësuesi ishte ai, që me përhapjen e ndjenjave patriotike ndër gjenerata, na solli deri këtu ku ndodhemi sot. Mësuesi do të jetë edhe në të ardhmen figura më markante e shoqërisë, e pa zëvendësuar dhe lokomotivë e saj drejt ardhmërisë së ndritshme kombëtare shqiptare.
MËSUES të respektuar urime 7 Marsin – ditën tuaj duke ju dëshiruar suksese të reja në nxjerrjen e gjeneratave, të cilat do të jenë edhe më të zotët për të shtyrë përpara zhvillimin më të hovshëm të vendit tonë.
Zoti e bekoftë shkollën shqipe
SH.B.”