Alternativa dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e kanë zyrtarizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje komunale në Prishtinë.
Sipas kësaj ujdie, Alternativa do të udhëheqë me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale.
“Alternativa është e vetëdijshme se e pret një pune dhe angazhim i jashtëzakonshëm, por, gjithsesi, mbetet e përkushtuar që nga dita e parë e mandatit të punës qeverisëse në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale ta shtyej përpara të gjitha projektet dhe planet në dobi të kryeqytetasve”, shkruan në postimin e kësaj partie në Facebook.