Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka uruar kryetarin e ri të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Në një shkrim në Facebook, Ahmeti ka shkruar: Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë!
Shkrimi i plotë:
Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë. Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë!
Suksese në realizimin e programit!