Ka filluar stolisja e shesheve të Prishtinës për festat e fundvitit.
Në sheshet e kryeqytetit tashmë kanë nisur përgatitjet për stolisjen e Prishtinës për festat e fundvitit, ndonëse kishte dilema nëse kryeqyteti do të stolisej këtë vit, shkruan Reporteri.
Ishte vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili kishte ngjallur dilema derisa në rrjetet sociale kishte postuar një anketë duke pyetur qytetarët nëse Prishtina duhet të dekorohet sivjet për shkak të situatës me pandeminë.
Në atë sondazh morën pjesë plotë 3 mijë e 484 persona dhe 53.8% ishin që sheshet të dekorohen, kurse 40.6% votuan kundër kësaj.
Kujtojmë se shumë komuna në Kosovë janë shprehur kundër dekorimit të qyteteve për shkak të situatës pandemike në vend. /Reporteri.net
Ndërkohë, kështu pritet të duket Prishtina për festat e këtij fundviti.