Siç dihet në muajin maj në Kosovë organizohen mbrëmjet e maturës, njofton Llapi.info

E, për këtë mbrëmje e cila njihet si e veçantë, për disa nga nxënësit nuk dëshirojnë të dëgjojnë fare për harxhimet të cilat bëhen.

Disa nga maturant nga shkolla ekonomike ‘Isa Boletini’ në Podujevë, kanë thënë se shpenzimet janë të mëdha por që sipas tyre ia vlen.

Harxhimet duke përfshirë dukjen dhe restaurantin ku organizohet mbrëmja për meshkuj arrin shumën e rreth 120 eurove. Ndërsa, për femra shuma shkon në rreth 300 eurove.

Mirëpo, ka edhe nga ata të cilët nuk dëshirojnë të dëgjojnë për këtë mbrëmje pasi që tërë vëmendjen e kanë tek testi i maturës por edhe tek testi pranues në UP.

“Me të thënë të drejtën ma shumë e kam gajle testet që janë tash sesa për mbrëmje” ka thënë një nxënëse në kushte anonimiteti.

Ndërsa, siç mëson Llapi.info mbrëmjet për këtë vit në Podujevë do të fillojnë nga kjo javë./Llapi.info