1000 çanta biodegraduese janë shpërndarë sot në qytetin e Podujevës nga vullnetarët e OJQ. “Ekovizion”, për nder të ditës së 5 qershorit, ditës së ambientit.

Këto çanta janë financuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, ndërsa janë përkrahur nga Komuna e Podujevës.

Shpend Sopa, drejtor i OJQ. “Ekoviozoni”, tha për llapi.info se qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë zvogëlimi i përdorimit të plastikës dhe ndotjes së ambientit.

“Sot për nder të 5 qershorit, Ditës Ndërkombëtarë të Ambientit, vullnetarët e “Ekovizionit” shpërndan 1000 çanta biedegraduese me qëllim që të zvogëlohet përdorimi i plasktikës dhe kështu të prevendohet ndotja e ambient. Aktiviteti është pritur shumë mirë nga qytetarët, ndërsa interesimi për çanta ishte tejet i madh”, ka thënë Sopa./Llapi.info

 

aksioni 2

aksioni 4

11304433_10205666213228937_1432906369_n