Komuna e Podujevës në bëshkëpunim me organizatën “Shqiptarët për Shqiptarët” kanë dhuruar 200 pako me nga 4 kilogramë mish për familjet nevojtare.

Kjo ndihmë nga organizata “Shqiptarët për shqiptarët” është dhënë për të begatuar sofrat e këtyre familje për Festën e Kurban Bajramit.

Ndërkohë, përzgjedhja dhe shpërndarja e pakove është bërë nga listat e familjeve me gjendje të rënduar ekonomike që posedon Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.