Shpërndahen 411 pako ushqimore (300 nga Qatar Charity dhe 111 nga Familja Blakqori)

Gjatë këtyre ditëve është bërë shpërndarja e 411 pakove ushqimore, 300 janë donacion nga organizata “Qatar Charity” dhe 111 Familja Blakqori (në emër të familjarit tashmë të ndjerë, Nexhat Blakqori) këto pako janë ndarë për familjet me gjendje të rëndë ekonomike në Komunën e Podujevës.

Përzgjedhja e familjeve për përfituesit e pakove ushqimore është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bazë të regjistrave që posedon kjo drejtori për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.

Komuna e Podujevës falënderon të gjithë donatorët për bashkëpunimin me institucionet për t’ju dalë në ndihmë familjeve më në nevojë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.