Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se sot janë shpërndarë motokultivatorët për fermerët përfitues.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se përfitues janë 73 fermerë nga projekti i marrveshjes me organizatën “Islamic Relief”.

Postimi i tij:

Sot është bërë shpërndarja e motokultivatorëve për 73 fermerët përfitues nga projekti i i marrëveshjes mes Komunës së Podujevës me organizatën “Islamic Relief”.

Motokultivatorët e shpërndarë për fermerët përfitues janë; 50 motokultivatorë me frezë, ndërsa 23 motokultivatorë me kosë.

I falënderoj organizatën “Islamic Relief Kosova” për bashkëpunimin dhe kontributin për realizimin e projekteve të përbashkëta në sfera të ndryshme. Kurse ne vazhdojmë mbështetjen për fermerët e vyer llapjanë!

May be an image of tractor, segway, golf buggy, all-terrain vehicle and text

May be an image of 3 people and crowd