Pasditen e sotme në rrugën për fshatin Kërpimeh, ka shpërthyer një gyp i ujit, raporton Llapi.info

Nga pëlcitja e tij shumë rrugë janë ‘vërshuar’ nga uji, e shumë lagje në Podujevë kanë mbetur pa furnizim me ujë.

Sasia e madhe e ujit nga rreth rrotullimi tek rruga që të shpie për Kërpimeh ka mbërritur deri tek shkolla “Ibrahim Rugova”, ku edhe është vështirësuar qarkullimi si për vetura ashtu edhe për këmbësorë.

Në disa foto dhe video të siguruara nga Llapi.info shihen ekipet që kanë dalë në terren, dhe po bëjnë çmos për sanimin e problemit./Llapi.info