Një simpatizant i Lidhjes Demokratike, nga qyteti i Deçanit, ka vendosur që ta bëjë tatuazh emrin LDK dhe të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku.

Mirëpo, ky veprim i tij nuk kaloi pa ngjallur diskutime nga një pjesë e shoqërisë kosovare.

Njëri nga ta është edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate në Podujevë, Xhemajl Hasani.

Ai ka ironizuar me këtë veprim, duke publikuar një fotografi ku shihet një tatuazh me emrin “Xhema”.