Nga reshjet e mëdha të shiut, një kanalizim në parkun e qytetit të Podujevës ka shpërthyer kështu duke vërshuar atë pjesë, raporton Llapi.info

Në bazë të disave videove të siguruara nga Llapi.info shihet se në një lokal uji ka mbërritur gjerë tek hyrja, derisa rruga është shndërruar në lum.

Në ndërkohë,  nga erërat e fuqishme rrethojat e një ndërtese në Podujevë kanë rënë në tokë ku përgjatë dy orëve ka qëndruar e mbyllur rruga “Skënderbeu”, ku përveç dëmeve të mëdha materiale, nuk ka pasur persona të lënduar./Llapi.info

Më poshtë videot: