Një bombol gazi ka shpërthyer në lokalin ”Rita’s caffe bar” tek ”Qafa”, në Prishtinë.

Lokali Rita ka dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja. Në njoftimin e tyre thuhet se incidenti ka ndodhur si pasojë e një defekti nga një ngrohëse me gaz.

Tutje kanë bërë të ditur se nuk ka të lënduar, dhe u kanë kërkuar falje klientëve dhe banorëve për shqetësimin e shkaktuar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

”Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia. Zjarri është lokalizuar raportohet për një person të lënduar.” ka thënë Ahmeti.