Sikurse vitet e kaluara edhe sivjet Parku i Gërmisë mbetet vendi i preferuar për të festuar 1 Majin
Në Gërmi për festën e 1 Majit nuk ka qytetarë vetëm nga Prishtina, por edhe nga të gjitha vendet e Kosovës.
Rruga që të shpie për në këtë park është bllokuar për vetura, ndërsa vizitorët janë të shumtë.
Ndërkaq edhe sivjet muzika tallava nuk ka munguar atje, raporton Periskopi. Të ndarë grupe-grupe, dikush kishe lëshuar muzikën e dikush tjetër edhe këndonte live para grupit të njerëzve që si duket janë duke u argëtuar mjaft.
Shikoni pamjet: