Sot rreth orës 11:00 në një hekurishte në fshatin Gllanik ka shpërthyer një zjarrë nga i cili nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëmte matriale.

Sipas Shërbimit të Zjarrfikësve të komunës së Podujevës, zjarri kishte kapluar disa kontinierë, goma të vjetra, një veturë kombi si dhe disa vetura jashtë përdorimit njofton Llapi.info.

Por, falë intervenimit të shpejtë, zjarrfikësit kanë bërë me dije se zjarri është lokalizuar por kanë potencuar se kishte qenë në rrezik pasi që afër kishte qenë edhe një bocë e plinit të cilën gjatë intervenimit e kanë larguar.

“Afër në një kioskë ka qenë një bocë e plinit por falë intervenimit të shpejtë kemi arritur ta largojmë bocën duke e larguar edhe rrezikun më të madh nga shpërthimi i këtij zjarri”, ka thënë nga shërbimi i zjarrfikësve në Komunën e Podujevës.

Nga ana tjetër, Llapi.info ka kontaktuar shërbimin emergjent në Podujevë, të cilët kanë konfirmuar se si pasojë e shpërthimit të atij zjarri nuk ka pasur të lënduar.

Sipas informative nga vendi i ngjarjes zjarri ka ardhur si pasojë e disa akumulatorëve të përdorur.

Policia gjithashtu ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e trajton rastin./Llapi.info

 

gllamnik-zjarr

gllamnik-zjarr-2