Një bombë ka shpërthyer të hënën, rreth orës 13:30, brenda një veture në Suhodoll të Mitrovicës.

Pos dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Bekim Aliu, pronari dhe vozitësi i veturës Caddy, tha se u trondit nga shpërthimi. Ai tregoi se bomba i ishte vendosur në automjetin e tij në rrotën e pasme dhe në momentin kur ai është nisur ajo ka shpërthyer.

Me rastin po merret edhe Policia e Kosovës që thanë se po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.