Si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në Sapporo të Japonisë veriore, më shumë se 40 persona kanë mbetur të lënduar.

Autoritetet japoneze ende nuk kanë arritur ta zbulojnë shkakun e shpërthimit, mirëpo kanë bërë të ditur se disa ndërtesa janë shkatërruar, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Në një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale mund të vërehet zjarri dhe tymi në qiellin e errët të natës, që ka bërë shumë njerëz t’i braktisin vendbanimet e tyre dhe të kërkojnë ndihmë.

Ekipet e shpëtimit kanë dalë ne vendin e ngjarjes. Ndërsa policia japoneze ka paralajmëruar qytetarët për mundësinë e ndonjë shpërthimi tjetër.