Tre persona kanë marrë lëndime të rënda pas një shpërthimi në fshatin Kërpimeh të Podujevës, raporton Llapi.info
Rastin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës. Nga atje kanë thënë se të lënduarit janë bartur për tretman mjekësor në QKUK të Prishtinës.
“Tre persona kanë mbetur të lënduar si rezultat i një mjeti shpërthyes. Pas trajtimit të parë mjekësor në Emergjencë të Podujevës, të njëjtit janë transferuar për tretman të mëtejshëm mjekësor në QKUK”, kanë thënë nga Emergjenca.
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 14:00, jemi njoftuar për një rast shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kerrpimeh të Podujevës”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Njësitet përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ku bazuar në hetimin fillestarë dyshohet se nga një mjet shpërthyes (dyshohet për granatë dore) janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”.
“Për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti janë duke punuar njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin e shtetit i cili poashtu ndodhet në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti./Llapi.info