Shumë qytetarë të Podujevës sot janë ballafaquar me mungesë të ujit. Kjo për shkak se mbrëmë rreth orës 01:00 në mesnatë ka shpërthyer një gyp në afërsi të Stacioni të Policisë në Podujevë. Një gjë të tillë, për Llapi.info e ka bërë të ditur Zëdhëndësja për Informim në KUR”Prishtina”, Arjeta Mjeku.
Ajo ka thënë se sot deri në orën 13:00 pritet të rregullohet gypi dhe furinizimi me ujë të rikthehet
“Ekipet janë në terren për sanimin e gjendjes që nga ora 04:00 dhe pritet që deri sot në orën 13:00 të rregullohet dhe furnizimi me ujë t’u kthehet pjesëve që për shkak të këtij defekti kanë pasur mungesë uji”, ka thënë Mjeku për Llapi.info./Llapi.info