Rojet bregdetare të Libisë njoftuan sot se kanë shpëtuar 60 emigrantë që përpiqen të arrijnë Evropën përmes Mesdheut.

Midis tyre ka gra dhe fëmijë, thuhet në deklaratë.

Ata janë shpëtuar nga një anije jo shumë larg bregut në qytetin e Zawiya, në perëndim të Libisë.

Migrantët morën ndihmë mjekësore dhe u transferuan në një kamp refugjatësh në qytet.

Libia është bërë një nga rrugët kryesore të transitit në Evropë për migrantët që ikin nga varfëria dhe lufta civile në Afrikë.